Kandidatët për KPP para Komisionit të Ligjeve/ Kume: U pa indiferentizëm nga palët politike, pavarësisht se  KPP ishte pjesë e dosjeve të SPAK (VIDEO)

Kandidatët për KPP para Komisionit të Ligjeve/ Kume: U pa indiferentizëm nga palët politike, pavarësisht se KPP ishte pjesë e dosjeve të SPAK (VIDEO)

Kandidatët për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) prezantuan sot platformat e tyre përpara Komisionit të Ligjeve.

 

 Gazetari Mariglen Kume, në një analizë për “MCN Live”, vlerësoi se gjatë seancës u vu re një qasje indiferente nga palët politike, pavarësisht rëndësisë së këtij institucioni dhe faktit se KPP është përmendur në disa dosje të hetuara nga SPAK.

 

Mu duk si një lloj strategjie ose mungesë interesi nga politika, pasi ajo që u pa sot ishte një indiferentizëm nga të dyja palët. 

Duke pasur parasysh se KPP ka qenë pjesë e disa dosjeve të SPAK, pritej një shqetësim më i madh, sidomos nga mazhoranca

 

Përfaqësuesit e mazhorancës me më shumë eksperiencë në Komisionin e Ligjeve nuk ishin të pranishëm gjatë seancës, ndërsa pyetjet e drejtuara kandidatëve ishin sporadike dhe, në disa raste, pa një thellësi të mjaftueshme.

 

Edhe nga opozita u pa e njëjta situatë.

 I vetmi deputet që ishte më aktiv, me pyetje më të drejtpërdrejta, ishte Saimir Koreshi, që e ndoqi më me vëmendje procesin.

 

 Disa prej pyetjeve kaluan edhe në akuza, sidomos pasi u tejkalua faza e prezantimit të kandidatëve kryesorë për drejtimin e KPP-së dhe nuk u fokusuan te çështjet e integritetit dhe pastërtisë së figurës. 

 

 

Sipas Kumes, momenti më i tensionuar në Komisionin e Ligjeve ishte pyetjet e Koreshit për nënkryetarit aktual të KPP-së, z. Zguro, dhe një prej inspektorëve të këtij institucioni, z. Streza, i cili kandidon për anëtar të KPP-së.

 

 

Çështja që solli më shumë debat lidhej me rastin e Geron Meçes, ku u diskutua tërheqja nga ankimi në KPP dhe më pas mospranimi i kërkesës për tërheqjen nga ankimi. 

 

Sipas interpretimit të bërë nga z. Koreshi dhe referimit në ligj, kjo situatë mund të përbëjë shkelje ligjore. 

 

Edhe pse debati u përpoq të kapërcehej, këto çështje duhet të merren në konsideratë nga institucionet dhe nga ata që do të vlerësojnë kandidatët për përbërjen e re të KPP-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy