Mosarrestimi i Tahirit, zv. i diplomacisë austriake: Askush nuk mund të fshihet

Mosarrestimi i Tahirit, zv. i diplomacisë austriake: Askush nuk mund të fshihet

Zv.ministri i Jashtëm i Austrisë, Michael Linhart, ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me dosjen Tahiri.

I pyetur nga Gazeta Shqiptare në lidhje me mosarrestimin e ish Ministri të Brendshëm Saimir Tahiri, vendim i marrë ky përmes votave të shumicës në parlament, zëvendësi i diplomacisë austriake ka deklaruar se askush nuk mund të fshihet pas autoritetit.

“Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje.

Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zv/ministri i Jashtëm i Austrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy