Zelensky, akuza për tradhti brenda shtabit

Zelensky, akuza për tradhti brenda shtabit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë bilancin e jetëve të humbura në front përball rusëve. Ai thotë se 31,000 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani, ndërsa ka hedhur akuza për tradhti në radhët e ushtrisë, duke sjellë në vëmendje shefin e shtabit që u shkarkua Valerii Zaluzhnyi.

Planet e veprimit ishin në tryezën e Kremlinit përpara se të fillonin veprimet kundërofensive. Humbjet e luftës janë shumë më të ulëta sesa ka pretenduar Rusia. 31,000 ushtarë ukrainas kanë vdekur në këtë luftë. As 300,000 apo 150,000 sa thotë Putini dhe rrethi i tij që mashtron.

Numri që publikon Zelensky bie ndesh me atë që kanë raportuar më herët zyrtarët amerikanë. Në gusht ata thanë se numri i ushtarëve ukrainas të vrarë është 70 mijë dhe rreth 120 mijë të plagosur.

Edhe sa i përket rusëve, numrat janë të ndryshëm. Zelensky thotë se janë 180,000 ushtarë rusë të vrarë, për britanikët janë 350,000 të vrarë ose plagosur, ndërkohë mediat ruse shkruajnë për 45 mijë ushtarë që kanë humbur jetën në front.

Ndërkohë, në Paris liderët evropianë janë mbledhur në një samit për Ukrainën.

Ky është një shans për pjesëmarrësit që të riafirmojnë unitetin e tyre si dhe vendosmërinë për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas mediave franceze, presidenti Emmanuel Macron kërkon të tregojë gjithashtu autonominë evropiane në çështjet e sigurisë. Zyrtarët perëndimorë janë të shqetësuar se Rusia rrezikon të fitojë terren gjatë 2024-ës, pasi Ukraina ka mungesë armatimi.

Sa i përket vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny, “SkyNews” ka publikuar një intervistë të tijën, të 2020-ës, të patransmetuar më parë.

Perëndimi nuk bën asgjë. Herë pas here bën ndonjë kërcënim, por asgjë nuk ndodh në të vërtetë. Pse zyrtarët e korruptuar rusë jetojnë në Londër? Sepse paguajnë shuma të majme për avokatët britanikë që t’i mbrojnë. Këta njerëz duken shumë të civilizuar dhe kënaqeni kur bisedon me ta. Mbajnë kravatë dhe kanë sjellje të mirë por, në të njëjtën kohë, u shërbejnë interesave të banditëve. Rusia është vend evropian. Të gjithë këtu duan të jetojnë si në Evropë.

Kremlini njoftoi këtë të hënë se presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me homologun turk Rexhep Taip Erdogan në mars, pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Turqia do të jetë vendi i parë anëtar i NATO-s që pret liderin rus pas fillimit të luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy