“Begaj tejkaloi kompetencat”, Çipa: Konflikti me Gjykatën Kushtetuese nuk përfundon më 31 tetor (VIDEO)

“Begaj tejkaloi kompetencat”, Çipa: Konflikti me Gjykatën Kushtetuese nuk përfundon më 31 tetor (VIDEO)

Analisti Aleksandër Çipa tha përmes një lidhjeje me studion e MCN Tv se procesi juridik mes Gjykatës Kushtetuese dhe Presidencës e cila me shumë gjasë nuk do të përfundojë më 31 tëtor. 

 

Më tej Çipa tha se Presidenca ka tejkaluar kompetencat e saj me sugjerimet që jep në letrën dërguar Gjykatës Kushtetuese. 

 

Procesi juridik po degradon në një konflikt institucional. Letra që Presidenca i drejton Gjykatës Kushtetuese ka dy aspekte, refuzimin dhe e akuzon gjykatën për papërgjegjshmëri në vendimin e pranimit të ankimimit që ka bërë Veliaj në GJK. 

 

Problemi bëhet më i përshkallëzueshëm kur në datën 31 tetor do ta marrë në seancë çështjen në fjalë dhe Presidenca i sugjeron se cilat duhet të jenë vendimet që GJK do të japë në raport me këtë çështje. 

 

Ky është një tejkalim i kompetencës dhe madje është një marrëdhënie e konfliktit të interesit publikë që shkaktohet përmes kësaj letre drejtuar Gjykatës Kushtetuese nga Presidenca. 

 

Ky konflikt nuk mbyllet më 31 tetor,  krijohen premisa të një insinuatimi tjetër të mëtejshëm në marrëdhënien mes Presidencës dhe Gjykatës Kushtetuese. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy