Pas 53 vitesh, rekomandohet lirimi me kusht i vrasësit të Kennedy

Pas 53 vitesh, rekomandohet lirimi me kusht i vrasësit të Kennedy

Vrasësi i senatorit Robert F. Kennedy në vitin 1968, Sirhan Sirhan u rekomandua nga Departamenti i Korrigjimit dhe Rehabilitimit në Kaliforni që të lirohej me kusht, pasi ai nuk përbën më rrezik për njerëzimin.

Paneli me dy persona rekomandoi lirimin me kusht, por tha se vendimi nuk është ende përfundimtar. 

RFK duke mbajtur një fjalim

Pas 53 vitesh burg, fati i të burgosurit 77-vjeçar tani është në duart e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili do të përcaktojë nëse lirimi i tij është në përputhje me sigurinë publike.

Kjo është përpjekja e 16-të e Sirhan Sirhan për të fituar lirinë me kusht, i cili aktualisht është 77 vjeç, teksa u arrestua kur ishte 24 vjeç.

Gjatë seancën ishin të pranishëm edhe dy nga djemtë e Robert F. Kennedy, Robert F. Kennedy, Jr. dhe Douglas Kennedy, të cilët mbështetën lirimin më kusht të Sirhan, ndërsa fëmijët e tjerë të tij e kundërshtuan këtë gjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy