Eksperti rrugor Artur Sulçe, për projektin e qeverisë që parashikon lëvizje të kufizuar të automjeteve në ditë të caktuara dhe sipas targave me synim reduktimin e trafikut dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit e sheh si nismë e gabuar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Sulçe foli me shifra dhe tha se numri i automjeteve për banorë në Shqipëri nuk është aq i lartë sa të merren masa të tilla.
Madje ai kërkon që qytetarët të ngrihen për të kundërshtuar zbatimin e një nisme të tillë.

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve kjo është një iniciativë e gabuar. Nëse do shihet lidhur me numrin e mjeteve për banorë, Shqipëria ka 246 mjete për 1000 banorë.
Në vendin tonë nuk ka sens dhe në Bashkimin Europian ka 594 mjete për 1000 banorë, dhe nuk është vendosur kufizim.
Është tentuar para dy vitesh në Manhatan që vendoste një taksë shtesë dhe për dy vjet nuk e përdorën.
Referuar largimeve nga vendi, ka shumë mjete që rrinë stok. Ti sapo inaugurove Unazën e Madhe dhe thua ca do i lëmë, ca nuk do i lëmë.
Mos i ka zënë rrugën njeri atij, duke ardhur nga Surreli? Greqia e ka pasur të hënën do lëvizin targat çift, të martën targat teke.
Por mbipopullimi i mjeteve është katër herë më i madh se Tirana. Nëse lëvizësh do marrësh penalitete.
Nëse do bëhet menaxhimi i semaforëve me sensorë, kufizimi i parkimeve në kryqëzime, përmirësimi i transportit urban, ndërtimi i një rrjeti hekurudhor etj.
Kemi një qendër të menaxhimit të trafikut të Tiranës, nuk funksionon fare. Teknologjia inteligjente i jep zgjidhje trafikut.
Kemi ndërtuar autostrada, por jo një qendër që të lajmërojmë drejtuesit e mjeteve ku ka rrëshqitje, ujë, apo aksidente.
Kjo është teknologjia inteligjente që mundëson zgjidhjen e trafikut. Në logjikë një nismë e tillë është për këdo që hyn në Tiranë.
Por ne qytetarët shqiptarë duhet të ngrihemi të gjithë, siç u ngritëm për helmet.



