Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur certifikimet për prodhimet tradicionale shqiptare., të cilat kanë si synim të evidentojnë, të mbrojnë dhe të rrisin vlerën e prodhimeve tradicionale autentike. Çdo produkt bujqësor ose ushqimor i certifikuar për përputhshmërinë me specifikimet për emërtimin STG në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitet Tradicional i Garantuar” dhe logon STG.
Armand Kikino, anëtar i Komisionit të Vlerësimit për Certifikimin e Produkteve, tha se janë shumë produkte që do të kalojnë në sitën e certifikimit. Kikino theksoi se kjo do të garantojë autenticitetin e produkteve vendase dhe ruajtjen e traditës. Ai shtoi se është e domosdoshme që këto produkte të ofrohen në radhë të parë në zonat ku ato prodhohen, për të shkuar direkt te turistët.
Autoriteti që bën certifikimin është Ministria e Bujqësisë. Nuk është e thjeshtë të arrish të marrësh siglën STG. Do të ketë verifikime mbi standardet e prodhimit, kushtet higjieno-sanitare, tradita, mbajtja etj. Mbi të gjitha trashëgimia, jetëgjatësia dhe shija origjinale. E rëndësishme është që produkti të ketë identitetin e vet dhe të njëjtën teknikë prodhimi. Këto produkte na sjellin shijen antike tonën.
Janë shumë produkte, të cilat do të kalojnë në sitën e certifikimit. Është një komision që merret me të gjitha fushat. Ju siguroj që është një grup këmbëngulës. Sigla fitohet me vështirësi dhe hiqet kollaj.
Duhet që këto produkte të mos i falim. Fillimisht duhet t’i marrin bujtinat. Mos të rrisin prodhimin thjesht për të plotësuar kërkesën e Tiranës. Vijnë nga vendet më të bukura, janë prodhuar në lartësi të mëdha.
Duke e njohur produktin me vendin e origjinës do ta gatuash më mirë. Mishavina p.sh. erdhi në Tiranë pa e njohur kush. Po kur shkojmë e provojmë në Lëpushë, kuptojmë që është gjë tjetër. E kam fjalën për turistin këtu. Para 4-5 vjetësh u prodhuan 600 kg mishavinë dhe nuk u shitën. Ky produkt ka vuajtur pak. Duke mësuar nga vuajtjet e një produkti, hajde të mësojmë të edukojmë.
Kërkesat nga prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore, për këtë skemë paraqiten në Ministri. Deri tani kemi 4 produkte të tilla të cerifikuara që janë Djathi “Mishavina e Bjeshkëve të Këlmendit”, Mjalti i Bedunicës, Përmet Djathi i ziem, Hot, Malësi e Madhe dhe djathi i dhisë, nga bjeshkët e Rrunjës, Dibër.



