Guterres: Ndaloni ciklin e hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Guterres: Ndaloni ciklin e hakmarrjes në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit përsëriti se ka ardhur koha për të ndaluar ciklin e rrezikshëm të hakmarrjes në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha në një deklaratë se sekretari i përgjithshëm dënon çdo akt hakmarrjeje dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë së bashku për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të çojë në pasoja shkatërruese për të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Sami Abu Zuhri, një zyrtar i lartë i Hamasit tha se agresioni i Izraelit ndaj Iranit është një përshkallëzim i situatës në rajon.

Hamasi është pjesë e Boshtit të Rezistencës të udhëhequr nga Irani, së bashku me Hezbollahun libanez dhe grupet në Siri dhe Irak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy