Reshjet e shiut kanë shkaktuar shumë dëme në gjithë vendin, por më te prekura duket se janë akset rrugore. Përveç aksit Borsh-Sarandë dhe një rruge tjetër në Lezhë që pësuan dëmtime të rënda si pasojë e reshjeve, një tjetër aks ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Bëhet fjalë për rrugën Rrëshen-Bukmirë të cilën e shihni edhe në fotot e mëposhtme, e cila është ndërtuar në vitin 2017. Sipas informacioneve, Aksi rrugor është çarë në disa pika, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizje në këtë aks rrugor, që shërben për të lidhur disa fshatra.



