
Deri më tani në Shqipëri janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat, ka bërë të ditur sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID.
“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur 1,982,130 vaksina anticovid.
Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit, duke u paraqitur vetëm me kartën e identitetit.



