SHBA: Vazhdojmë të jemi pranë Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

SHBA: Vazhdojmë të jemi pranë Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

Ambasada Amerikane në Shqipëri, nëpërmjet fjalëve të ambasadores Yuri Kim në seminarin e OSBE-së ditën e sotme, ka shprehur mbështetjen ndaj popullit tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Kim, përcjellë ambasada, puna për përballuar këtë kërcënim criminal do të vazhdojë me synimin për të siguruar një qeverisje më të mirë dhe sundimin e ligjit. 

"Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t'u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton". Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi "Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara,"-shkruan ambasada. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy