Në studion e MCN Informacion u diskutua mbi dasmat. Studiuesi Evans Drishti, sociologia Alkida Myftaraj dhe eskpertja e ekonomisë Romina Radonshiq analizuan aspekte të ndryshme të kësaj tradite.
Alkida Myftaraj
Familja nuk është më ajo që njihnim. Martesa është transformuar. Nuk kemi më një rregull social.
Ne si shoqëri, ajo që kuptojmë dhe shikojmë në dasma, shohim kohezion të fortë social. Pra, mund të mos shkojmë te një individ që po martohet, por shkojmë në rast vdekjeje.
Ka familje që marrin kredi për dasmë. Disa e bëjnë edhe për t’u dukur. Ndërsa paja nuk jepet më. ajo është shndërruar në para. Ose në një shtëpi.
Romina Radonshiq
Shpeshherë vijnë kërkesa në kompani, sepse disa shërbime kryhen përmes agjencive të tjera. Dasmat kushtojnë. Kushton jo vetëm ushqimi, bari, restoranti, veshjet etj. por kushton edhe një event që mund të jetë vetëm 20 minuta. Dasmat kanë ndryshuar, ka një trend të ri spektakli që kushton. Sot të bësh një dasmë të tillë kushton sa një apartament në Tiranë.
Një dasmë e thjeshtë shkon 25-30 mijë euro. Një mesatare shkon 60. Kërkesat janë nga më të ndryshmet. P.sh. një këngëtar i mirë kushton shumë. Ne në Shqipëri, dasmën e lidhim me njerëz të famshëm. P.sh. agjencia e një personi të famshëm kushton më shumë. Dasma e Genar Topallit mund të ketë kaluar 200 mijë euro.
Evans Drishti
Ne flasim për shtresëzim. Kjo vjen si një lloj trembejeje edhe për çiftet. Ka një shprehje “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo i ka trembur disa çifte të reja. Eventi i dasmave nuk mendoj se varet direkt nga shifra që harxhohet.



