Pas takimit me zyrtarin e lartë të Koresë, Trump konfirmon se samiti me Kim do të mbahet më 12 qershor (VIEDO)

Pas takimit me zyrtarin e lartë të Koresë, Trump konfirmon se samiti me Kim do të mbahet më 12 qershor (VIEDO)

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong-un i planifikuar më 12 qershor në Singapor do të mbahet ashtu siç ishte parashikuar në fillim.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti amerikan, pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me një nga zyrtarët më të lartë të Koresë së Veriut, një javë pasi me anë të një leter Trump e anuloi takimin historik.

Ai gjithashtu tha se Koreja e Veriut donte të bënte denuclearizimin e plotë, megjithëse Veriu nuk e konfirmoi një gjë të tillë, raporton BBC.

Gjatë viztës së tij në Uashington, i dërguari i liderit komunist gjenerali Kim Yong-chol, dorëzoi me dorë e tij një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut për presidentin Trump.

Nga ana tjetër shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte "një letër shumë interesante dhe në një moment mund të ishte e përshtatshme" për ta ndarë me publikun atë.

Ai tha gjithashtu se çështja e të drejtave të njeriut nuk u diskutua.

North Korean envoy Kim Yong Chol talks with U.S. President Donald Trump as Secretary of State Mike Pompeo looks on after a meeting at the White House. Trump said Friday after receiving the delegation of North Korean officials that he would move forward with a June 12 nuclear summit in Singapore

Kjo është vizita e parë e në afro 20 vjet e një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut, në SHBA, që takohet me një president amerikan.

Gjenerali Yong-chol, i përshkruar shpesh si krahu i djathtë i Kim, është figura më e lartë e Koresë së Veriut që mban bisedime në Shtëpinë e Bardhë që nga koha kur një i dërguar i veriut komunist u takua me Presidentin Bill Klinton, në vitin 2000.

Ai u përshëndet në Shtëpinë e Bardhë nga shefi i shtabit, John Kelly, dhe këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, John Bolton, para se të shoqërohej në Zyrën Ovale.

Vizita e tij vjen një ditë pasi u takua me sekretaren amerikane të shtetit në Nju Jork për të diskutuar një samit historik midis udhëheqësve të dy kombeve.

Trump anuloi samitin e 12 qershorit, por të dyja palët ranë dakord të ecnin përpara.

I planifikuar të ndodhte në Singapor, takimi historik midis Trump dhe Kim Jong-un do të ishte i pari midis udhëheqësve të SHBA dhe të Koresë së Veriut.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, të enjten e quajti thelbësor takimin e tij për denuklearizimin me gjeneralin Kim.

"Presidenti Trump dhe unë besojmë se kryetari Kim është lloji i liderit që mund të bëjë ato lloj vendimesh dhe që në javët dhe muajt e ardhshëm do të kemi mundësinë të provojmë nëse është apo jo ky rast", tha ai.

Letra e Kim thuhet se shpreh interesimin e tij për të takuar pa bërë ndonjë lëshim të madh apo kërcënime në lidhje me denuklearizimin, raporton Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar të qeverisë së huaj i cili u informua për përmbajtjen.

Donald Trump received a delegation of North Korean officials on Friday that were sent to Washington to hand-deliver a letter from Kim Jong-un to the U.S. president

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy