Zgjedhjet 2017 dhe ndikimi i portaleve, propozimi i socialistëve: Ja cilat duhet të mbyllen

Zgjedhjet 2017 dhe ndikimi i portaleve, propozimi i socialistëve: Ja cilat duhet të mbyllen

Kur kanë mbetur pak muaj nga nisja e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, partitë politike kanë nisur të marrin masa. Disa prej këtyre të fundit kanë të bëjnë me impaktin që mund të kenë portalet në betejën elektorale. Deputetët socialistë po përgatisin disa propozime për Kodin e ri Zgjedhor, sipas të cilave, shteti duhet të marrë masa për mbylljen e portaleve anonime që bëjnë propagandë për një subjekt të caktuar politik.

“Ndalohet përdorimi i portaleve elektronike të pakontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Mediave për propagandë zgjedhore. Autoritetet shtetërore marrrin masa për mbylljen gjatë fushatës së zgjedhjeve të portaleve elektronike të paregjistruara, të cilat përhapin propagandë zgjedhore, zhvillojnë sondazhe pa respektuar rregullat e këtij kodi apo kalojnë kufirin e informimit dhe konsiderohen propagandë zgjedhore”, thuhet në amendamentin e socialistëve, raporton “Balkan Web”.

Në amendamente parashikohet ndalimi i materialeve propagandistike si shkrepëse, çakmakë apo mjete të ngjashme ndezëse për propagandë elektorale.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy