Banka Qendrore Evropiane ka qenë këta muaj mjaft energjike me normat bazë të interesit, të cilat janë reflektuar shumë shpejt edhe në kredinë në euro që bizneset apo individët marrin në bankat vendase. Eksperti Pajtim Ribaj shpjegoi në studion e MCN Economy se si ndikojnë këto lëvizje në kreditë në lekë dhe në euro. Ai tha se më të prekur nga lehtësitë që vijnë si pasojë e këtyre lëvizjeve janë bizneset. Ndërsa për individët që kërkojnë kredi, ai sugjeroi kreditë në lekë dhe mosndryshimin e bankave apo monedhave gjatë kohës së pagimit të saj.
Bankat vendosin një normë minimale të kredisë. Nëse euribori ulet, norma ulet. Bankat kanë vendosur një normë minimale 4%.
BQE përcakton normën bazë të interesit. Janë tregjet ato që përcaktojnë normën e euriborit. Janë qenie që nuk reflektojnë 100% të plotë këto vlera të përcaktuara. Kjo gjë pritet të reflektohet edhe në normën e kredidhënies. Në këtë cikël 2-vjeçar të zgjatjes së rritjes së normës së interesit, kemi një reduktim të normës bazë të interesit nga BQE. Kjo është reflektuar edhe në uljen e normës së interesit të kredive nga bankat në Shqipëri. Por kanë përfituar më shumë bizneset se individët.
Bankës i intereson kur krediton në euro. Por ky mund t’i interesojë për momentin. Por një klient i ekspozuar ndaj riskut të kursit të këmbimit bëhet problem. Unë do të këshilloja që individët duhet të kërkojnë qasje në kredi në lekë. Janë më të favorizuar, pavarësisht uljes së normës bazë. Mund të mos sjellë asnjë efekt në vendin tonë.
Ajo që individët duhet të kenë në konsideratë është qëndrueshmëria. Nëse kemi të bëjmë me një risk makro, qeveria ndërmerr nisma për të bërë rregullimet e nevojshme. Jo për të ulur normë interesi, por mbetet në krahun e të ardhurave. Bankat janë të gatshme të rifinancojnë borxhin. Pra, unë nuk e këshilloj që në mes të rrugës të ndryshosh bankë apo monedhë.



