Maratona e Nju-Jorkut/ Pa ngatërresa dhe dilema, garën e fiton një keniane

Maratona e Nju-Jorkut/ Pa ngatërresa dhe dilema, garën e fiton një keniane

Një vrapues nga Etiopia dhe një tjetër nga Kenia u shpallën fitues të Maratonës së Nju-Jorkut. Etiopiani Lelisa Desisa mbërriti i pari në finish në Central Park me një kohë vrapimi prej 2 orë, 5 minuta e 59 sekonda.

Ndërsa keniania Maty Keitany u shpall vrapuesja më e shpejtë femër, me një kohë prej 2 orë, 22 minuta e 48 sekonda. Keitany e fiton këtë çmim për herë të katërt.

Në maratonën e Nju-Jorkut morën pjesë 50 mijë vrapues.

Rasti i fitueses nga Kenia të kujton Maratonën e Tiranës, e cila u mbajt me 7 tetor. Një tjetër vrapuese nga Kenia arriti e para në finish, por pavarësisht kësaj fituese u shpall atletja Luiza Gega.

Me përfundimin e garës dhe ngjitjen në podium të tre finalistëve, sportistes keniane iu tha kishte ndodhur një gabim dhe se ajo ishte renditur e dyta.

Si organizatore e Maratonës, Bashkia e Tiranës i dha titullin atletes Luiza Gega, duke thënë se ajo ishte nisur 4 minuta me vonesë për shkak të pjesëmarrjes në ceremoni, por koha e saj është me e shpejtë se e rivales kenianes.

Kjo e fundit, në shenjë proteste, zbriti nga podiumi kur kryebashkiaku Veliaj i dha Gegës medaljen e artë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy