Mijëra irakenë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në funeralin e gjeneralit iranian Qaseem Soleimani dhe bashkëpunëtorit të tij, Abu Mehdi al-Mouhandis.
“Me parullën “Vdekje Amerikës”, kortezhi i ka përcjellë trupat e pajetë deri në faltores shiite të Kazimiyas, ku është mbajtur ceremonia mortore në prezencë të liderëve të Irakut.
Trupi i Soleimanit do të kthehet në vendin e tij, në Iran. Ndërkohë, një tjetër komandat i grupit paramilitar iraken, Hashed al Shaabi, është vrarë gjatë natës në një tjetër sulm që SHBA-të kryen në veri të Bagdadit.
Tensioni mes Iranit dhe SHBA-ve mbetet i lartë. Trump u shpreh mbrëmjen e së premtes se Amerika nuk do një luftë të re, megjithatë mbetet e gatshme për përgjigje nëse është e nevojshme. Ndërkohë, lideri suprem iranian, Khamenei, paralajmëron: Bëni gati arkivolet.
Funerali i Soleimanit në Iran pritet të mbahet të martën, në qytetin e lindjes, Kerman.
Ndërkohë, paralajmërimet për kundërpërgjigjen iraniane vijnë nga të gjitha anët. “Përgjigjja për një operacion ushtarak është një operacion ushtarak. Nga kush, ku dhe kur, kjo mbetet për t’u parë”, i ka thënë CNN-it ambasadori iranian në OKB, Takht Ravanachi.



