Këto janë atletet e para që përmbajnë gjak njeriu. Flet një nga dhuruesit

Këto janë atletet e para që përmbajnë gjak njeriu. Flet një nga dhuruesit

Disa vende pune inkurajojnë punonjësit të dhurojnë gjak si një akt bamirësie. Por gjashtë punëtorë në MSCHF, një kompani e çuditshme me qendër në Brooklyn, ofruan gjakun e tyre për një linjë të re këpucësh.

"'Sakrifikuar' është vetëm një fjalë e lezetshme. Jo me profesionistë mjekësorë, ne e bëmë vetë. Në të vërtetë nuk u grumbullua shumë gjak. Rreth gjashtë prej nesh në ekip dhamë”, tha themeluesi i komapnisë, Daniel Greenberg.

Një pikë gjak është përzier me bojë që mbush një flluskë ajri në atlete, një Nike Air Max 97. MSCHF nxori fillimisht në shitje 666 palë të tilla të hënën, si vazhdim i një linje të ‘Këpucët e Jesus’, që përmbante ujë të shenjtë.

Atletet kushtonin 1,018 dollarë dhe u shitën të gjitha në më pak se 1 minutë.

Nike nuk ishte përfshirë në këtë proces.“Ne nuk kemi një marrëdhënie me Little Nas X ose MSCHF. Nike nuk i ka dizajnuar ose realizuar këto këpucë dhe ne nuk i mbështesim ato”.

Të hënën Nike paditi MSCHF në Gjykatën e Rrethit Amerikan për atletet, duke pretenduar se "Këpucët Satanike të paautorizuara ka të ngjarë të shkaktojnë konfuzion dhe të krijojnë një lidhje të gabuar mes produkteve të MSCHF dhe Nike".

Atletet Satan janë një bashkëpunim midis MSCHF dhe reperit Lil Nas X, pas publikimit të një videoklipi me temë djalli për këngën e tij "Montero (Më Thirr me Emrin Tënd)" në të cilën ai filmon në prehrin e Satanit.

Këpucët kanë një formë pentagrami dhe kanë të shtypur mbi të "Luke 10:18" - një referencë për fragmentin biblik që thotë: "Unë pashë Satanin të binte si rrufe nga qielli".

Burimi: NYTimes 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy