
Në Greqi po zhvillohet këtë të hënë takimi i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, ku fokus i diskutimit të tyre është e ardhmja evropiane e rajonit. Në takim ishte edhe presidenti i Ukrainës Zelensky. Zyrtarët e lartë të vendeve të Ballkanit por edhe atyre të BE-së, u pritën nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Prania e tij në një takim, qoftë edhe informal, tregon se Greqia pranon "De Facto" pavarësinë e Kosovës dhe këtë gjë e bën në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pjesëmarrës në takim. I vetmi që nuk ftua në këtë takim ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ky takim organizohet në 20-vjetorin e një samiti midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtetet ballkanike kërkuan të bashkoheshin me bllokun evropian.



