Malaj: Universitetet jopublike kanë fituar besueshmëri. 55% e edukatoreve nuk kanë arsimin përkatës (VIDEO)

Malaj: Universitetet jopublike kanë fituar besueshmëri. 55% e edukatoreve nuk kanë arsimin përkatës (VIDEO)

34% e studentëve të vitit akademik 2024-2025 kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet privare.

Nora Malaj, ish-zëvendësministre e Arsimit tha në studion e MCN Live se ky është një lajm i mirë dhe tregon që universitetet jopublike kanë fituar besueshmëri dhe se tashmë nuk ka më ndarje sa i përket standardit dhe cilësisë me universitetet publike.

Lajm i mirë, për arsye se universiteti publik dhe jopublik është universitet që ka në interes formimin dhe zhvillimin e  të rinjve, tashmë nuk kemi më institucione arsimore si ato parauniversitare dhe universitare dhe të ndara në drejtim të standardit dhe cilësisë. Tregu i dijes është i hapur.

Universitetet jopublike kanë fituar besueshmërinë dhe kanë filluar të bëhen pjesë e garës së studimeve universitare.

Malaj tha se 45-55% e edukatoreve nuk kanë arsimin përkatës.  Sipas pedagoges Malaj, duhet parë një strategji e re për sistemin e arsimit universitar.

Nuk dua të tremb askënd, por nga 45-55% e edukatoreve nuk kanë arsimin përkatës. Problemi i edukimit nuk nis tek universiteti, universiteti është fundi i gjësë. Baza është parashkollori. Këtu duhet të bëhet lufta e madhe. Në 2030 do të kemi krizë të madhe të problemit të mësuesve dhe prezencës së tyre edhe nëse i rrisim rrogat, edhe nëse nuk i rrisim. Duhet të nisë politikë më agresive në pozitivitetin për të kërkuar dhe të ngritur atë që quhet statusi i mësuesit dhe qasja ndryshe e pedagogut. Kemi të bëjmë me ciklin spiral të edukukimit.   

Çështja e formimit të edukatorëve nuk duhet të nisë tek kopshti, por tek çerdhja, e kemi pa bazë ligjore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy