Enxhi Vorpsi është një inxhiniere ndërtimi e apasionuar pas muzikës, e cila punon në një kompani ndërtimi dhe kohën e lirë ia kushton muzikës, duke bërë covera të ndryshme.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se muzikën e ka filluar që 3 vjeçe dhe se ka qenë në shkollë muzike, si dhe ka njohur instrumente të ndryshme.

Këndimi ka filluar shumë vonë, ndoshta në moshën 10-vjeçare. Kam lindur dhe jam rritur në Gjermani.
Babin e kam tirons me mbiemrin Vorpsi, mamin nga Tropoja. Një nga këngët e preferuara për momentin është “Love in the dark”.
Punoj për një kompani ndërtimi dhe aty nuk është se këndoj, por merrem me numra, me shifra.
Bachelor e kam mbaruar për inxhinieri ndërtimi në Frankfurt, masterin e kam bërë në Angli.
Mua më ka pëlqyer shumë matematika, fizika, muzika është një pasion ose hobi që më plotëson, por nuk e kam menduar asnjëherë si profesion.
Se muzika ka dhe konkurrencë dhe talente. Për momentin po bëj një këngë timen, gjatë viteve kam shkruar dhe për të tjerët.
Tani po bëj një këngë timen dhe do dalë pas disa muajsh dhe do të jetë në gjermanisht.



