“Xhadat” nis sezonin e ri- Konflikti për pronën, polici i përfshirë tenton të shtypë gazetarin

“Xhadat” nis sezonin e ri- Konflikti për pronën, polici i përfshirë tenton të shtypë gazetarin

Emisioni investigativo- satirik “Xhadat” nisi të hënën e 9 shtatorit sezonin e ri. Ashtu si dhe në dy sezonet e kaluara, ndjekja e denoncimeve të qytetarëve, janë puna e përditshme e gazetarëve. Konfliktet për pronën, kanë qenë gjithmonë në krye të listës së halleve të shqiptarëve.

Një denoncim i tillë u bë pak kohë më parë edhe në emisionin “Xhadat”. Dashnor Toska, nga fshati Krekëz i Kuçovës akuzonte vëllain e tij Vladimir Toska, për zaptimin e tokës që kishte me certifikatë pronësie, për të cilën paguante rregullisht dhe taksat në bashki.

Sipas tij, konfliktet e përsëritura kishin përfunduar në dhunë verbale e fizike mes anëtarëve të familjes, ndërsa Komisariati i Policisë Kuçovë nuk kishte vepruar, pasi i vëllai dhe nipi i tij dhunues ishin njëri ish-polic e tjetri polic në detyrë.

Qelibare Toska, nusja e djalit të denoncuesit, përmes një interviste tregoi se si Devi Toska, e kishte kërcënuar me armë, dhe goditur me tytën e pistoletës, por i kishte shpëtuar dënimit për shkak të amnistisë.

Dhuna e faktuar përmes videove kishte arritur deri te fëmijët e vegjël të familjes.

Familja e Dashnor Toskës, u shpreh se ndihen të frikësuar për jetën. Pasi konfirmuan nga ana e Bashkisë Kuçovë përmes një bisede me topografin se toka ku po ndodhte konflikti sipas matjeve dhe certifikatës së pronësisë i përkiste denoncuesit, “Xhadat” ju drejtuan Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Policia regjistroi kallëzimin e denoncuesit, ndërsa në ambientet e komisariatit brenda një makine me xhama të zinj u shfaq dhe Devi Toska, polici që përmes dhunës mban peng pronën e xhaxhait të tij.

Kërcënimet e tij kësaj here ishin nga brenda makinës, me të cilën fillimisht kërkoi të frikësoj stafin e “Xhadave”, duke ju afruar gati për t’i shtypur, e më pas po të njëjtin veprim bëri dhe para Komisariatit të Policisë, duke mos ju bindur urdhrit të shefit të rendit, për të dalë nga makina e për të dhënë sqarime rreth dhunës së ushtruar nga ana e tij dhe veprimeve arbitrare të kryera ndaj grupit të xhirimit të emisionit.

Pas denoncimit Komisariati i Policisë Kuçovë, nisi menjëherë në familjen Toska, një grup për verifikimin e situatës dhe premtoj marrjen e masave në lidhje me konfliktin, i cili në çdo rast duhet parandaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy