Reperi i vrarë XXXTentacion shfaqet në funeralin e tij (VIDEO)

Reperi i vrarë XXXTentacion shfaqet në funeralin e tij (VIDEO)

Rapperi XXXTentacion filmoi një video muzikore për këngën e tij të fundit ‘Sad!’ ku duket se merr pjesë në funeralin e tij, vetëm disa javë para se ai të qëllohej për vdekje në Florida.

Në videokilpin e fundit artisiti shfaqet duke u përpjekur të "vrasë" XXXTentacion e më parshëm, shkruan BBC.  

Videoja është publikuar në funeralin e tij privat dhe ka thyer rekorde duke arritur 28 milionë klikime dhe është në krye të listave muzikore.

Aty duket sikur reperi e dinte si do vdiste pasi tregohet se si ai lufton me trupin e tij të ringjallur, pasi kishte vrarë vetveten.

"Ju bëni mirë të ballafaqoheni me veten", lexon një frazë në fund, duke reflektuar përpjekjen e rapperit për të lënë pas një jete dhune.

A still from the video for Sad!

20-vjeçari ishte përballur me një seri akuzash për dhunën në familje kur vdiq.

Para vrasjes së tij, akuzuesi i tij Gjeneva Ayala dha një intervistë për Miami Neë Times, në të cilën ajo detajoi një abuzime duke përfshirë mbytjen, burgosjen dhe kërcënimet për të prerë gjuhën e saj.

Në një shënim të shkruar me dorë në fund të videos për ‘Sad!’, XXXTentacion duket se i referohej akuzave.

"Njerëzit ndryshojnë, gjërat ndryshojnë, kështu dhe unë," thotë ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy