
Qeveria britanike ka rënë dakord për masa të reja në lidhje me rritjen e transparencës në parajsat fiskale.
Përballë një dështimi në dhomën e ulët të deputetëve, ministrat thanë se nuk do të kundershtojnë një amendament detyrues për territoret nën protektoratin britanik në publikimin e detajeve për pronarët e vërtetë të kompanive me bazë atje.
Ata thonë se regjistrat publik e bëjnë më të lehtë zbulimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe zvogëlimit të taksave.
Ky veprim u mbështet nga të dy deputetët Laburist dhe Tory.
Gjithashtu qeveria ka rënë dakord për një ligj të ri për sanksionet ndaj njerëzve të dyshuar për abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut.
Pa shumicën konservatore në dhomn e Ulët, qeveria është e ndjeshme ndaj çdo rebelimi dhe 19 deputetë të partisë Tory që kanë mbështetur ndryshimin në regjistrat e pronësisë së kompanive.
Ndërsa deputetët debatuan mbi sanksionet në dhomën e ulët, ministri i Jashtëm Sir Alan Duncan tha se qeveria nuk kishte dashur të dëmtonte autonominë e territoreve të huaja duke ligjëruar drejtpërsëdrejti.
Ai shtoi se qeveria do të "respektojë vullnetin e dhomës" dhe të mos votojë kundër amendamentit të paraqitur nga deputeti konservator Andrew Mitchell dhe Laburistja Dame Margaret Hodge.
Amendimi do të kërkonte që qeveria e Britanisë së Madhe të ndërmerrte hapa për të siguruar që Territoret e Britanisë së Madhe të vendosin regjistra publikë të aksesueshëm në pronësi të kompanive.
Kjo nuk përfshin varësitë e Britanisë ndaj, Jersey, Guernsey dhe Isle of Man.
Oxfam përshëndeti tërheqjen e qeverisë, i cili tha se do të ndihmonte vendet në zhvillim "të rimarrin miliarda të ardhura të humbura" dhe Transparency International tha se ishte "një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm".



