SHBA dhe talebanët nënshkruajnë marrëveshje historike për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare (VIDEO)

SHBA dhe talebanët nënshkruajnë marrëveshje historike për t'i dhënë fund luftës 18-vjeçare (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe grupi militant i talebanëve të Afganistanit e kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, me të cilën pritet t’i jepet fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Sipas kësaj marrëveshjeje, aleatët e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara do t’i largojnë të gjitha trupat ushtarake nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët i respektojnë pikat e marrëveshjes.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së rëndësishme morën pjesë liderët e talebanëve dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo. Ngjarja u zhvillua në Doha të Katarit.

Pas nënshkrimit të këtij pakti, pritet që tash të fillojnë bisedimet mes qeverisë afgane dhe talebanëve në lidhje me ndarjen e pushtetit.

Sipas marrëveshjes, talebanët nuk do ta lejojnë grupin Al-Qaeda ose ndonjë grup tjetër ekstremist që të veprojë në territorin e kontrolluar nga ta.

Shtetet e Bashkuara e pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, shkruan “BBC”.

Prej fillimit të luftës, rreth 157 mijë njerëz janë vrarë, prej tyre më shumë se 43 mijë civilë.

Në këtë luftë janë vrarë edhe rreth 2400 ushtarë amerikanë dhe mijëra ushtarë afganë e militantë talebanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy