Prej mesditës së sotme situata në Shëngjin është përkeqësuar pasi flakët janë afruar pranë hoteleve dhe kanë djegur dy lokale në plazh.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv nga Shëngjini tha se zjarri është vetëm disa metra larg banesave në zonë.
Burime për gazetarin konfirmojnë se 2-3 banesa janë djegur pjesërisht.
Zjarri është afruar vetëm disa metra pranë banesave.
Burime më konfirmojnë se 2-3 banesa kanë pësuar djegie pjesërisht.
Pronarët e hoteleve shprehen të shqetësuar pasi flakët janë afruar pranë strukturave të tyre.
Krahas dy helikopterëve tanë, janë vënë të dispozicion dhe nga Mekanizmi Europian dhe 2 avionë të tjerë që po punojnë prej 2 orësh.
Pranë Portit të Shëngjinit janë dy depozita, por nuk kemi informacione nëse janë me lëndë djegëse. Po mbahen në kontroll.
Pjesa më e madhe e turistëve është evakuuar.
Një prej banoreve tha se autoritetet duhet të kishin ndërhyrë më shpejt.
Duhet të kishin ndërhyrë më shpejt, nëse do të ndërhynin nuk do të ishte kështu situata.



