
BE thotë se Serbia po shkel marrëveshjen e arritur vitin e kaluar me Kosovën, me angazhimin për pengimin e anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar:
"Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Këtu përfshihet edhe neni 4 i marrëveshjes. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është një shkelje e qartë e Marrëveshjes”.
Vlen për t’u theksuar se për herë të parë BE shprehet në mënyrë të qartë se Beogradi po bën shkelje të marrëveshjes të arritur në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.



