
Studiuesit kanë gjetur mikroplastikë në placentën e grave pas lindjes.
“Nëse gjen diçka në placentë, kjo do të thotë se keni gjetur diçka tek foshnja… Është si të kesh një fëmijë cyborg: nuk është më i përbërë vetëm nga qeliza njerëzore, por është një përzierje e materialeve biologjike dhe inorganike”, thotë dr. Antonio Ragusa, tha drejtori i Spitalit Uche Obstetrik dhe Gjinekologjik “Fatebenefratelli”, në Romë, ku u krye hulumtimi.
Në total, 12 fragmente mikroplastike u gjetën në katër placenta nga një studim që u krye me gjashtë placenta të dhuruara nga gratë pas lindjes. Vetëm 3 për qind e placentës u kampionua, çka lë të kuptohet se numri i pjesëve mikroplastike është në të vërtetë shumë më i lartë.
Ekspertët janë të shqetësuar se kimikatet në plastikë mund të ndërhyjnë në zhvillimin e foshnjave, edhe pse nënat në studim nuk kishin probleme me shtatzëninë e tyre.



