Superoperacioni antidrogë i policisë greke/ 25 të arrestuar, trafikuan drogë nga Shqipëria

Superoperacioni antidrogë i policisë greke/ 25 të arrestuar, trafikuan drogë nga Shqipëria

Policia greke ka zhvilluar një operacion masiv kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria. Mediat greke shkruajnë se janë vënë në pranga 25 persona, të gjithë anëtarë të organiztave kriminale që dyshohet se kanë trafikuar kanabis nga vendi ynë në Greqi e më pas në vende të tjera.

Operacioni i madh policor nisi të mërkurën në mëngjes. Sipas mediave greke, mes të arrestuarve ka grekë dhe shtetas të tjerë, përfshirë edhe shqiptarë.

Dy grupet e trafikimit të drogës e kryenin aktivitetin e tyre në zonën e Atikës.

Anëtarë të tyre dyshohet se kanë importuar kanabis në sasi të mëdha nga Shqipëria në Greqi, për t’i çuar më pas edhe jashtë vendit.

Përveç 25 arrestimeve, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar automjete, telefona celularë dhe sasi të mëdha kanabisi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy