‘Ka përfituar 500 mijë dollarë’, Basha: S’kemi marrë kurrë financim nga Rusia. Bardhi: Thashethem i vjetër

‘Ka përfituar 500 mijë dollarë’, Basha: S’kemi marrë kurrë financim nga Rusia. Bardhi: Thashethem i vjetër

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mohuar së forca politike të cilën ai drejtonte në 2017 të ketë marrë financime të huaja me burime ruse. Reagimi i ish-krydemokratit erdhi pas publikimit të një raporti sekret amerikan, ku një zyrtar përmendte se PD ka përfituar rreth 500 mijë dollarë financim nga Rusia.

Sipas Bashës, PD i ka kërkuar hetim drejtësisë, pas këtyre akuzave të cilat janë bërë publike disa vite më parë, por drejtësia hodhi poshtë pretendimet për financimet e huaja. Basha ripërsërit se PD është krenare për partneritetin e palëkundur me aleatin strategjik, SHBA-në dhe janë të vendosur për të ecur përpara  krah të aleatëve euro-atlantikë.

Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.

Nga e tij, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi e cilësoi si thashethem të vjetër lajmin se PD në drejtimin e Bashës ka marrë financime ruse. Ai u përgjigj se mjafton që të pyetet dhe të përgjigjet personi përgjegjës.

Së pari unë njihem si Gazment Bardhi dhe mbaj përgjegjësi për emrin tim. Ai lajm nuk është i ri , ai është një lajm dhe thashethem i bërë prej kohësh që ka marrë një përgjigje nga Basha dhe s’kam një koment shtesë. Nëse lexon artikullin thotë që është thashethem. Mediat që financohen nga paratë e oligarkëve të lutëm më shumë interes për këto. Këtyre mediave iu referohem unë të cilat janë bërë njësh me sistemin, të cilët vazhdojnë dhe riciklojnë të njëjtën përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy