Lloshi: Gabimi i etimologëve me Fjalorin e Frang Bardhit

Lloshi: Gabimi i etimologëve me Fjalorin e Frang Bardhit

Gjuhëtari Xhevat Lloshi thotë se një element në “Fjalorin latinisht-shqip” të Frang Bardhit është lexuar gabim dhe si pasojë edhe është përcjellë i tillë te brezat e rinj. Në emisionin “Arnautistan”, ai tha se studimi duhet të bazohet domosdoshmërisht në metodën shkencore.

Është botuar në 1635 Fjalori i Frang Bardhit. Në parathënie thotë se e kam bërë jo aq për nevojë sesa për ëndje. Pra bën një fjalor nga kënaqësia për gjuhën shqipe. Por bëhen 400 vjet që është botuar. Edhe etilomogë shumë të njohur nuk e kanë studiuar si duhet. Të gjithë thonë se Bardhi ka një fjalë: dava. Turqizëm. Nuk e ka një fjalë të tillë, disa thonë e ka davi. Nuk është e vërtetë. E ka shkruar davi, sepse është fjalë serbe.

Unë që i respektoj studiuesit, them kjo fjalë nuk është turqizëm në gjuhën shqipe. Nuk mund të shkojmë më tej pa metodën shkencore. 400 vjet, ja ku është fjala, e keni lexuar gabim.

Mua më shqetëson që këto paraqitja antishkencore dhe antikombëtare të mos ngrihen në nivelin e universiteteve shqiptare

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy