Gripi i shpendëve/ Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në liqenin e Prespës

Gripi i shpendëve/ Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në liqenin e Prespës

Gjenden të ngordhur një çift pelikanësh në ujërat e Liqenit të Prespës në bashkinë Pustec.

 Pelikanët janë gjetur ditën e enjte ndërkohë janë çuar për analiza në laborator dhe tashmë bëhet fjalë për gripin e shpendëve.

 Raportohet se nga pala greke është bërë me dije se në Prespën Greke, janë shtuar rastet e Pelikanëve të ngordhur në si pasojë e gripit të shpendëve. Nga ana e zonave të mbrojtura, ditët e fundit ka pasur më shumë monitorime në liqenet e Prespës së Vogël dhe të madhe.

 Nga këto monitorime janë vërejtur edhe rastet e para pasi janë gjetur tre individë të ngordhur të Pelikanit kaçurrel në pjesën shqiptare të liqenit të Prespës se Vogël.

Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka lajmëruar se ditë më parë gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin vendas.

Sakaq mësohet se brenda një muaji, janë gjetur të ngordhur një mijë pelikanë në liqenin e Prespës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy