“Asgjë e dyshimtë në kontratën e PD në SHBA”, Neza: SPAK u ngut me verifikimin, u përfshi në retorikën politike (VIDEO) 

“Asgjë e dyshimtë në kontratën e PD në SHBA”, Neza: SPAK u ngut me verifikimin, u përfshi në retorikën politike (VIDEO) 

Analisti Sami Neza duke folur në MCN Live tha se SPAK-u është ngutur në lidhje me verifikimin e kontratës së lobimit të PD-së në SHBA, duke theksuar se nuk kemi asnjë fakt që e bën atë të dyshimtë.

Neza thekson se personi që ka dalë garant për kontratën është thjesht procedurial, sepse paratë janë marrë në mënyrë vullnetare.

Analisti tha se ka një përpjekje për ta vendosur kontratën në kontekst negativ, për t'i ulur vlerën në sytë e publikut, dhe për ta bërë sa më pak ndikuese te vota në Shqipëri.

Drupal Ad

Duhet kuptuar që kjo është një marrëveshje rutinë që forca politike, apo grupe interesi, nënshkruajnë me kompani lobimi në SHBA-ve, për ta lehtësuar, për ta bërë më të qarkullueshme idenë e tyre, në përputhje me standardet demokratike dhe ligjore të këtyre ndërmarrjeve ose nismave. 

Marrëveshja e nënshkruar në SHBA s’përbën një lajm të ri, aq më tepër që ka qenë një traditë e mëhershme që parti të ndryshme në Shqipëri kanë zgjedhur grupe lobuese, ose kompani lobuese, që më pas orientojnë partitë politike në Shqipëri, për të ndërtuar një farë ideje, ose për të ndihmuar qarkullimin e ideve apo iniciativave të tyre, brenda administratës amerikane apo në qarqe të larta të politikës amerikane.

Fakti që në Shqipëri është debatuar kjo gjë, është e spinuar nga qeveria dhe mediat afër qeverisë. Brenda të gjithë këtij diskursi ka edhe goxha fake news, të krijuar në dy ditë. Një nga fake news-et është që kontrata është 6 milionë dollarë. Teksti i kontratës thotë që do ketë një pagesë 250 mijë dollarë në muaj, por ajo mund të mbyllet edhe pas 2 muajsh. Diskutimi për 6 milionë dollarë, është një supozim, brenda të cilës është edhe fakti që mund të arrihet 6 milionë dollarë.  

Në lidhje me komentet për personin që është shënuar në kontratë si garant, duhet theksuar se garanti është thjesht procedurial, sepse paratë janë marrë në mënyrë vullnetare. Janë dhënë sqarime të mjaftueshme. Është një kontratë e ekzekutuar në SHBA. PD ka dhënë vetëm konsensusin për kontratën, pasi ajo ka një output që i shërben PD-së. SPAK-u në këtë rast është ngutur. Ngutja është këtu që kontrata është realizuar në SHBA, dhe kërkesa e SPAK nuk ka legjitimitet, për sa kohë s’ka ndonjë hetim në SHBA.

Shpejtësia e reagimit të SPAK të lind dyshimin që SPAK është përfshirë në retorikë politike. S’kemi ende asnjë fakt që e bën kontratën të dyshimtë. I ka bërë echo asaj çfarë ka prodhuar qeveria dhe avokatët e qeverisë. Ka një përpjekje të jashtëzakonshme për ta vendosur kontratën në kontekst negativ, që t’i zbresin vlerën në sytë e publikut, dhe ta bëjnë sa më pak ndikuese te vota në Shqipëri. Opozita ka kohë që e ka thyer akullin me ndërkombëtarët”
 

Neza tha ndër të tjera se nuk beson që Partia Socialiste dhe PSD-ja e Tom Doshit do arrijnë të marrin 71 mandate së bashku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy