Presidenti dekreton Arben Ahmetajn si ministër i Rindërtimit (VIDEO)

Presidenti dekreton Arben Ahmetajn si ministër i Rindërtimit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vendos ngritjen e një ministrie të re dhe propozon emërimin e Arben Ahmetajt.

Bëhet fjalë për ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin, në krye të së cilës është propozuar ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.Ai ka vendosur që të krijojë një ministri të re, për tu marrë vetëm me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit’, shkruan Rama.

Arben Ahmetaj do të jetë ministër i Rindërtimit në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Pas publikimit të kërkesës nga Rama, ka reaguar presidenca.

‘Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin’, shkroi në Facebook zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Ndërkohë, dekreti i Metës erdhi pak orë më pas.

Aktualisht Arben Ahmetaj kryeson Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, që ka për qëllim menaxhimin e situatës dhe rindërtimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy