Ish-shefit të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA

Ish-shefit të NATO-s i refuzohet viza për në SHBA

Ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, iu mohua kalimi me vizë automatike në SHBA për shkak një udhëtimi në Iran.

Kërkesa e Solanës, shtetas spanjoll, për procedurën përmes Sistemit Elektronik për Autorizim Udhëtimi (ESTA) është refuzuar dhe ai tani duhet të kalojë përmes procesit të aplikimit për një vizë të plotë, një proces më i shtrenjtë dhe i gjatë, raporton BBC-ja.

Ky penalitet parashikohet nga një udhëzim i lëshuar që në kohën e Obamës. Ai pengon qytetarët e 38 vendeve të marrin vizën ESTA nëse ata kanë vizituar Iranin, Irakun, Libinë, Somalinë, Sudanin, Sirinë ose Jemenin në ose pas 1 marsit 2011. Solana, i cili e ka drejtuar NATO-n në vitet 1995-1999, e ka vizituar Iranin për herë të në vitin 2013, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hassan Rouhani.

Solana më parë ka mbajtur detyrën e shefit të politikës së jashtme të BE-së dhe ka ndihmuar për të negociuar marrëveshjen bërthamore të Iranit në vitin 2015. Ai i tha një televizioni spanjoll se ai shkoi në Iran për të "përfaqësuar të gjithë ata që ishin përfshirë në negociata."

Solana fajësoi "një algoritëm" për refuzimin dhe tha se qëllimi I vizitës së tij në SHBA ishte për të dhënë mësim në disa universitete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy