Maturantët do të zhvillojnë këtë të shtunë provimin e parë të maturës, atë të gjuhës së huaj. Ndërsa provimi i fundit do të jetë ai i lëndëve me zgjedhje më datë 24 qershor. Provimet do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.
ZV. Ministrja e Arsimit Nora Malaj porositi nxënësit që të mos dëmtojnë kodin e sekretimit.



