
Policia e Kosovës e ka vënë në pranga dëshmitarin Albert Veliun, i njohur si “dëshmitari X”.
Sipas mediave të Kosovës, 51-vjeçari Veliu është arrestuar në në Shtime së bashku me të birin. Në lidhje me arrestimit janë informuar autoritetet shqiptare.
Emri i Albert Veliut bëri bujë një javë më parë, pasi u zbulua se ishte ai njëri prej personave në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.
Në bisedën e përgjuar, PD-ja pretendon se Veliu dhe Agron Xhafa, vëllai i ministrit të Brendshëm flasin për pazare droge.



