‘1 në 88 fëmijë në Shqipëri me autizëm’, Hida: Ende bullizohen, ndërgjegjësimi i prindërve është rritur (VIDEO)

‘1 në 88 fëmijë në Shqipëri me autizëm’, Hida: Ende bullizohen, ndërgjegjësimi i prindërve është rritur (VIDEO)

Manolita Hida, psikologe dhe terapiste në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka folur në ditën Botërore të autizmit ku u shpreh se ende përballemi me bullizmin, pasi fëmijët me këtë spektër tentohen të mbahen larg aktiviteteve.

Ajo tha se 1 në 88 fëmijë në Shqëipëri është me spektrin e autizmit, ndërsa bëri me dije se ndërgjegjësimi i prindërve tashmë është rritur, porse duhet të angazhohen dhe në procesin e terapisë. Sipas saj këta janë fëmijë të cilët bëjnë përpjekje për të qenë pjesë e komunitetit.

Ende në shoqëri përballemi me shumë stigma, bullizim, sidomos fëmijët apo ata prindër që kanë fëmijë me autizëm. Shpesh herë na është dashur të bëjmë beteja me komunitetit për sjelljen dhe qëndrimet që janë mbajtur ndaj këtyre fëmijëve.

Ajo që është fituar me shumë mund për vite të tëra me terapi na është zhbërë nga komuniteti kur ata fëmijë hiqen nga komuniteti.Deri në 2020 një statistikë ka cilësuar se një në 88 fëmijë është i prekur nga autizmi.

Ndërgjegjësimi i prindërve është rritur shumë falë dhe fushatave, është rritur vigjilenca ndaj zhvillimit të fëmijës, por pavarësisht kësaj prindërit e bëjnë njëlloj rezistence lidhur me diagnostikimin e fëmijës.

Sa më shumë ta mohojmë dhe vonojmë procesin aq më negativisht përkthehet kjo te zhvillimi i fëmijës.

Një pjesë e mirë e fushatave kanë qenë në ndërgjegjësimin e prindërve dhe tashmë përpos këtij elementi që është edukimi i popullatës për simptomat duhet kaluar te edukimi i prindërve në angazhimin e tyre në procesin e këtyre fëmijëve të cilët janë partneri kryesor dhe tentativa për ta nxjerrë fëmijën nga kjo situatë.

Më tej ajo shtoi se problem mbetet dhe pandjeshmëria ndaj sjelljes së këtyre fëmijë, kur një fëmijë me këtë spektër tenton të bëhet pjesë e fëmijëve të tjerë bullizohet.

Një fëmijë me autizëm nuk duhet parë si armiku i klasës sepse përmes një fëmije të tillë klasa nuk mundet veçse të përfitojë aspektet që lidhen me anën e sjelljes njerëzore.

Klasa mund të edukohet me sjelljet e tjera që fëmija me autizëm shfaq në ambientet e klasës. Trajtimi aktual i cili ka dhënë dhe priva shkencore është metoda e terapisë Aba e cila i aftëson fëmijët në sfidat e përditshme të jetës.

Përmes kësaj terapie fëmija lehtëson hyrjen e vetë në komunitete. Ka fëmijë që dalin nga diagnoza janë raste të pakta, por nëse një fëmijë trajtohet si duhet gjithmonë përfiton.

E pyetur nëse ngatërrohet sot autizmi me autizmin virtual për shkak dhe të kapriçove të fëmijëve të përkëdhelur, Hida tha se autizmi virtual nuk është ende një diagnozë klinike.

Më vjen mirë se janë sjellje që mësohen, janë gjëra që prindërit ja tolerojnë fëmijëve por fëmijëve duhet ti mësohet se deri ku e ka kufirin.

Nëse i vendosim kufi fëmijës sigurisht që do duhet ti respektojë këto kufij. Pjesa e autizmit virtual nuk është ende një diagnozë klinike, por mundet që fëmija ta përfitojë gjatë jetës dhe që ndikohet përgjithësisht nga përdorimi i shumtë i ekraneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy