Në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentalizmit, Ambasasada Amerika, nëpërmjet një shënimi në faqen zyrtare shkruan se sot roli i Parlamentit shqiptar është më jetik se kurrë.
Kjo për shkak të pandemisë, e cila më së shumti ka goditur njerëzit në nevojë, të cilët kanë nevojë për fonde, nëpërmjet zbatimit të ligjeve dhe politikave.
“Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë”, shkruan Ambasada Amerikane.



