“S’ka genocid në Gaza”, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite në Rafah

“S’ka genocid në Gaza”, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite në Rafah

Sulmet ajrore dhe avancimi i tankeve izraelite në lindje të Rafah kanë vrarë të paktën 15  persona dhe kanë lënë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 82 persona dhe janë plagosur 234 të tjerë nga sulmet e fundit izraelite.

Por pavarësisht numrit të lartë të viktimave ndër radhët e civilëve administrata e presidentit Biden nuk i konsideron vrasjet e palestinezëve si gjenocid.

Ne nuk besojmë se ajo që po ndodh në Gaza është një gjenocid. Megjithatë ne vazhdimisht kemi refuzuar operacionin madhor ushtarak të Izraelit në Gaza.

Sullivan po ashtu shprehu shqetësimet e tij edhe në lidhje sulmet e forcave izraelite ndaj autokolonave me ndihma humanitare teksa po kalonin në pikën kufitare të Erez.

Sipas tij ky është incidenti i dytë i raportuar brenda një jave dhe është tërësisht i papranueshëm.

Ndërsa sipas ndërmjetësve të Katarit ofensiva në Rafah automatikisht i kthen hapa pas bisedimet për arritjen e një armëpushimi mes palëve.

Njëkohësisht me luftimet në Rafah kanë vijuar edhe protestat e studentëve pro palestinezë në disa vende universitete të Europës.

Gjatë tubimeve të studentëve në universitetet e Holandës dhe Belgjikës nuk munguan as trazirat mes tyre dhe përfaqësuesve të policisë të cilët ndërhynë për shpërndarjen  e protestuesve.

Studentët veçanërisht ata holandezeë kërkuan që institucionet e vendit të tyre ti japin fund kontributit për kryerjen e këtij gjenocidi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy