Berisha: Parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit! Vjeshta lajmëron protesta të fuqishme

Berisha: Parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit! Vjeshta lajmëron protesta të fuqishme

Ish-kryeministri Berisha tha për mediat jashtë dyerve të Parlamentit se qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë asgjë për të mbështetur qytetarët shqiptarë në këtë periudhë të vështirë ekonomike, ndryshe nga ajo çfarë ka bërë Kosova.

Duke vijuar, Berisha theksoi se Parlamenti është kujdesur për triumfin e krimit në Shqipëri duke shtuar se muaji shtator do të jetë me protesta të fuqishme të qytetarëve.

Qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët 100 euro për çdo penisonist, akordoi 100 euro për çdo student, dhe për punonjësit e ndërmarrjeve publike, 50 euro për punonjësit e administratës, dyfishoi ndihmën ekonomike, e tëra për të përballuar çmimet që sot në Kosovë nga nafta janë 30% më të ulta se në Shqipëri. Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim , asnjë nen dhe ansjë ligj për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë në këtë periudhë që po vidhen duke shfrytëzuyar dhe rritjet e çmimeve me bordet komuniste të Ramës. Është një moment tjetër ky që damkos këtë shumicë  e cila ngrihet mbi krimin, drogën, dhe vjedhjen e votës, sistemin e shndërruar në problem madhor se është është shndërruar në mbështetjen e një regjimi që vjedh qytetarët shqiptarë. Dënoj me përçmim këtë akt, këtë seancë parlamentare dhe këtë kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratët e krimit. 

Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit në Shqipëri. Ligji për amnistinë që flet Edi Rama dhe që do ta kalojë, ligji për dhunimin e mediave ishte në rend dite, ligji për drogën, për kanabisin. Ka një kujdesje të vecantë që të sanksionohet me ligj ekonomia e krimit në Shqipëri. Qytetarët do të arrijnë t’i japin përgjigjen kësaj mazhorance, parlamentit dhe qeverisë në këtë stinë që lajmëron protesta të fuqishme.

Koordinimet do bëhen, ka një front opozitar që do mblidhet për shpëtimin e Shqipërisë dhe do të miratojë një axhendë që ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy