
Policia e Manzës ka zbuluar një bazë ku mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se shërbenin për furnizimin e grupeve kriminale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 20-vjeçarit me iniciale E. P., banues në Manzë, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatike model 56 (kallashnikov), 1 armë gjahu (shotgun), 6 krehëra, qindra fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 1 targë automjeti italiane dhe 1 aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P.
Armët do t’i nënshtrohen ekspertimit në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



