
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisonin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar skandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, i cili u filmua në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase, me të cilën më pas shfaqet duke biseduar për një projekt për sterilizimin e qenve. Ai u ndal edhe te përdorimi i administratës publike në shërbim të urdhrave të shefave, pa bërë asnjë pyetje, duke i'u referuar faktit që Gjici urdhëroi zyrtarë të Bashkisë të merreshin me projektin. "Për 13 minuta është dhënë dhe tenderi. Ai e dha tenderin, i dha vartësve porosinë. Për 13 minuta një zyrtar i lartë shtetëror të jep tender. Për 13 minuta u dhanë edhe inceneratorët. Administrata shqiptare u shërben drejtuesve për të bërë letrat. Autokracia është kudo. E gjithë bashkia e Kukësit bën letrat për kryetarin. E gjithë qeveria bën letrat për inceneratorët. Administrata nuk punon për të analizuar, mbikëqyrur dhe verifikuar, por shërben vetëm për të bërë letrat për ti shërbyer shefit. Me forcën e mediave, pothuajse u devijua kjo çështje, për tu dukur si shantazh seksual. Ata e dinin të vërtetën dhe u munduan ta devijojnë".



