
Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave kubane e vitit 1962, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden.
Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin "nuk po bënte shaka" kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pas pësuar pengesa në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara "po përpiqeshin të kuptonin" mënyrën e daljes së Putinit nga lufta, shtoi ai.
SHBA dhe BE kanë thënë më parë se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht.
Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se, pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.
Ukraina ka rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia gjatë pushtimit të saj që filloi më 24 shkurt, duke përfshirë në katër rajonet që Rusia aneksoi ilegalisht kohët e fundit.



