Jazexhi: Amerikanët nuk donin vrasjen e Khameneit, atë e vrau Netanyahu, ‘arkitekti’ i luftërave të SHBA-së në tre dekadat e fundit

Jazexhi: Amerikanët nuk donin vrasjen e Khameneit, atë e vrau Netanyahu, ‘arkitekti’ i luftërave të SHBA-së në tre dekadat e fundit

Luftimet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa situata në rajon mbetet shumë e tensionuar.

Në analizën e tij në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Olsi Jazexhi, duke komentuar luftën në Iran, vrasjen e Ali Khameneit dhe mundësinë e një ndryshimi të regjimit në Teheran, u shpreh se përgjegjës për eliminimin e liderit suprem iranian është kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

 

Khamenei ishte një figurë qendrore për myslimanët shiitë, është ‘Papa’ pwr ta. 

Ajo që ndodhi më 28 shkurt, kur ai u sulmua gjatë një takimi në zyrën e tij, është një akt që mund të krahasohet me një skenar ku dikush do të vendoste të vriste Papën në Vatikan. 

Pavarësisht se Irani është një shtet teokratik me problematikat e veta, propaganda izraelite e ka paraqitur ndryshe figurën e liderit suprem iranian.

Vrasja e një lideri të moshuar, i cili kishte edhe probleme të rënda shëndetësore, tregon një akt dëshpërimi nga ana e Izraelit.

Amerikanët nuk donin që të vritej Khamenei, por kjo u bë nga Benjamin Netanyahu, që unë e konsideroj arkitektin e shumë luftërave që SHBA kanë zhvilluar në tre dekadat e fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy