“Ajsberg”/ Shtatzënia e paqenë e Fjolla Morinës

“Ajsberg”/ Shtatzënia e paqenë e Fjolla Morinës

Në puntatën e parë, emisioni “Ajsberg”, në MCN TV, u ndal në arrestimin e Fjolla Morinës, disa javë më parë në pikën e kalimit kufitar të Morinës. “Ajsberg” ka rindërtuar të gjithë ngjarjen përmes dokumenteve dhe dëshmive të personave që u bënë pjesë e hetimit dhe procesit në ngarkim të këngëtares nga Kosova.

Mes atyre që Morina ka deklaruar në momentin e arrestimit ishte edhe shtatzënia e saj. “Ajsberg” ka intervistuar mjekët që verifikuan gjendjen e saj shëndetësore dhe zbuluan se Morina në të vërtetë kishte marrë masa për t’u mbrojtur nga shtatzënia.

“Tre ditë më pas Morina rezultoi jo vetëm shtatzënë, por në trupin e saj ka një DIU (dispozitivi intrauterin)”, zbuloi “Ajsberg”.

Fjolla Morina u dënua në mungesë për trafikim armësh. Gjykata caktoi ndaj saj 9 vjet burg, të cilat u ulën në 6 të tilla, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Një tjetër element që Ajsberg evidentoi gjatë investigimit të tij ishte fakti se vetë akuza ka kërkuar 7 vjet burg, pra më pak seç vendosi gjykata.

Gjatë procesit, këngëtarja ka qëndruar në arrest shtëpie në një hotel në Kukës, rreth 20 m nga komisariati i qytetit. Kjo nuk e ka penguar atë të “zhduket” pa gjurmë një ditë, për t’u shfaqur në fotot e rrjeteve sociale teksa festonte në Dubai e në Maldive.

Ndërkohë që Fjolla u kthye në Kosovë pas pushimeve ekzotike me Fisnik Sylën, i cili është tashmë i bashkëshorti i saj, trupi gjykues u mblodh për të dhënë vendimin në mungesë të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy