Shkëmbim zjarri në Shkodër, tre të plagosur

Shkëmbim zjarri në Shkodër, tre të plagosur

Ngjarje e rëndë në Shkodër, ku tre persona mbetën të plagosur nga një atentat me armë zjarri mesditën e kësaj të shtune. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, ku shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë një vajzë e re. Autori, I identifikuar me iniciale T.L ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Golf” ngjyrë jeshile kur qëlloi të paktën 8 herë me pistoletë në drejtim të Elona Çukut, e cila në atë moment po dilte nga një dyqan. Si pasojë e të shtënave, Elona Curku mbeti e plagosur në këmbë, sikurse shihet edhe nga pamjet e publikuara nga portal jeta osh qejf. Por ndërkohë plumbat nuk kanë kursyer as dy këmbësorët Enrik Prendushi dhe Dion Lisi, I cili ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.  Tre të plagosurit ndodhen mjekim në spitalin e Shkodrës, teksa policia vijon operacionin për kapjen e autorit që mendohet se fshihet në zonën e shirokës, aty ku dhe u gjet arma tip pistoletë. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të atentatit ndaj vajzës, dëshmia e së cilës pritet të hedhë dritë për gjithcka ndodhi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy