EULEX thirrje serbëve: Kthehuni në institucionet e Kosovës!

EULEX thirrje serbëve: Kthehuni në institucionet e Kosovës!

EULEX kërkon që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Përmes një deklarate të bërë sot, EULEX-i ka bërë thirrje që palët të kthehen në marrëveshjet përkatëse të dialogut që e rregullojnë integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor.

EULEX-i e ka konsideruar si esenciale këtë çështje. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë thotë në deklaratë:

Megjithatë, vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit.

Në këtë aspekt dhe që gjyqësori dhe policia e Kosovës ta mbështesin sundimin e ligjit dhe t’i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të pavarur sipas ligjit të Kosovës dhe të drejtës ndërkombëtare pa ndërhyrje apo frikësime politike apo të formave të tjera, është me rëndësi jetike që vendimet që merren nga gjyqtarë dhe prokurorë individualë, si dhe nga policia, në emër të institucioneve të tyre të kundërshtohen vetëm në aspektin e bazës së meritave ligjore të këtyre vendimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy