Kryeministri i zgjedhur polak, Donald Tusk, i bëri thirrje botës për "mobilizim total" në mbështetje të Ukrainës përballë ofensivës ruse, gjatë fjalimit të tij përpara një votëbesimi parlamentar.
“Ne do të kërkojmë me zë të lartë dhe të qartë një mobilizim total të botës së lirë, të Perëndimit, në favor të Ukrainës në këtë luftë. Nuk ka alternativë ”, tha ai.
Ish-kreu i Këshillit Evropian shprehu gjithashtu dëshirën e tij për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit të BE-së në Bruksel këtë javë.



