Kompania PLUS del nga tregu, transferon frekuencat (VIDEO)

Kompania PLUS del nga tregu, transferon frekuencat (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë dakordësinë për kërkesën e kompanisë Plus për të dalë nga tregu përmes shitjes së frekuencave te dy operatorët më të mëdhenje, Vodafone dhe Telekom. Më parë, transferimi i përdorimit të frekuencave ishte miratuar edhe nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas statistikave të AKEP-it, operatori Plus ka 208 mijë përdorues aktiv dhe pas mbylljes së aktivitetit të kompanisë Plus, secili përdorues i telefonisë celulare do të ketë të drejtë të zgjedhë operatorin ku dëshiron që ta bartë numrin. Pjesa e Plus në shërbimet e komunikimit të lëvizshëm ka qenë rreth 5%.

Autoriteti i Konkurrencës, në vlerësimin e vet lidhur me këtë transaksion të rëndësishëm, thekson se dalja nga tregu e operatorit me tarifa më të larta terminimi do të krijojë kushte për vazhdimësinë e një konkurrence optimale mes operatorëve të mbetur, me përfitime për klientët. Pas transferimit AKEP do të vendosë kushte në Autorizimet Individuale që do të lëshohen në kohën e fillimit të shfrytëzimit të spektrit dhe mbulimit për të berë të mundur rritjen e efektivitetit të përdorimit dhe shmangien e mbajtjes së bllokuar të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy